TREGTARËT PO I RJEPIN KONSMUATORËT SHQIPTARË | PRODUKTET QË SHITEN NË TREGJET SHQIPTARE KUSHTOJNË 100% MË SHTRENJTË SE ATO QË SHITEN NË TREGJET E BASHKIMIT EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Familjet shqiptare paguajnë 2 herë më shumë se qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian për të njëjtat produkte konsumi, që në tregjet shqiptare vijnë përmes importit nga të njëjtat shoqëri tregtare.
Mungesa e konkurrencës dhe abuzimi i tregtarëve shqiptarë me çmimet janë shkaqet kryesore të kësaj badërdie ndaj konsumatorit shqiptar.
Qyetarët shqiptarët paguhen me paga të ulëta, por, produktet i blejnë 100% më shtrenjtë se qytetarët në Bashkimin Evropian.
“Indeksi i Konkurrencës së Tregut për Ballkanin Perëndimor” tregon se shporta u kushton qytatrëve shqiptarë 100% më shumë se në Bashkimin Evropian.
150 produkte që shiten në tregjet shqiptare dhe në tregjet e Bashkimit Evropian nga të njëjtat shoqëri tregtare rezultojnë se kushtojnë 107% më shumë se në tregjet e Bashkimit Evropian.
E thënë ndryshe, një produkt ushqimor i shitur nga e njëjta shoqëri tregtare si në tregjet e Bashkimit Evropian ashtu edhe në tregjet në Shqipëri, në tregjet shqiptare kushton 100% më shumë.
Një litër qumësht në vendet e bashkimit Evropian kushton mesatarisht 1.5 € ndërsa në tregjet shqiptare kushton 3 €.
Shkaqet kryesore për këto çmime tejet të fryra lidhen me deformimin e tregjeve, me ekzistencën e monopoleve, duopoleve, triopoleve, kuatropoleve dhe penatapoleve, me ekzistencën e marrveshjeve të fshehta mes subjekteve tregtare për të vendosur çmime dysheme dhe tavan për çdo produkt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments