KURBIN: U ARRESTUA ALKES DALIPI (I NJOHUR EDHE SI FATION LIKA) NGA MALBARDHA | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR KANOSJE NDAJ STRUKTRUAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 24
- 1 min read

Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Alkes Dalipi (i njohur edhe si Fation Lika).
Ai ishte i shpallur në kërkim policor sepse akuzohej se kanosi dhe kundërshtoi punonjës të Policisë së Shtetit.
Njoftim | Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë lokalizuar, kapur dhe dhe ndaluar shtetasin:
A.D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur pasi dyshohet se më datë 04.04.2025, në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas, për motive të dobëta. Gjatë veprimeve procedurale të punonjësve të Policisë, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku do të vijojnë hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments