top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË CEREMONINË E VARRIMIT TË 14-VJEÇARES SË VRARË MARTINA KARBONARO (CARBONARO) KRYEPESHKOPI I NAPOLIT MIMO BATALIA (BATTAGLIA) THA SE DASHURIA NUK ËSHTË ZOTËRIM I BURRIT APO GRUAS NDAJ NJËRI-TJETRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Afragola, Itali | Sot, përpara Martinës, të gjithë duhet të marrim përsipër një përgjegjësi kolektive.


Sot, përpara saj, duhet të bëjmë një përpjekje për t'ua bërë të qartë të gjithëve, të rinjve dhe të moshuarve, se dashuria nuk është posedim.


Dashuria nuk është kontroll. Dashuria nuk është varësi. Dashuria e vërtetë të çliron.


Dashuria e vërtetë nuk frenon, nuk detyron, nuk ndëshkon”.


Kjo u tha, i prekur nga Kryepeshkopi i Napolit, Kardinali Mimmo Batalia (Battaglia), gjatë predikimit në funeralin e znjsh. Martina Karbonaro (Carbonaro), vajzës 14-vjeçare të vrarë nga ish-i dashuri i saj në Afragola.


Nëse dashuria të lëndon, nuk është dashuri. Nëse për dashurinë duhet të anulosh veten, nuk është dashuri.


Nëse për dashurinë përfundon duke bërë dëm, nuk është dashuri, por vetëm dhunë.


Dhe dhuna nuk është kurrë e justifikueshme. Kurrë”, tha ai.


Kisha e Shën Antonit (Sant'Antonio) ishte e mbushur plot dhe shumë njerëz ishin gjithashtu jashtë, ku ishte vendosur një ekran gjigant.


Turma filloi të mblidhej që në mëngjes vonë, kur një kurorë me lule e dërguar nga Presidentja e Këshillit të Ministrave, Xhorxha (Giorgia) Meloni, mbërriti gjithashtu në oborrin e kishës.


Që në orët e para të mëngjesit, në qytetin që ka shpallur ditë zie për sot, është zbatuar një plan anti-trafik me mbylljen e Sheshin Shën Antoni (Piazza Sant'Antonio) dhe disa rrugëve ngjitur.


Kur automjeti i varrimit mbërriti në shesh, arkivoli i Martinës u prit me duartrokitje të gjata.


Martina, ti je bija e të gjithave ne”, bërtitën disa gra, ndërsa të tjera u ankuan kundër Alessio-s, ish-it të vajzës, i cili, është mbyllur në burg që nga e mërkura.


Kryetari i bashkisë së Afragolës, Antonio Pannone, priti arkivolin e bardhë, të shoqëruar nga prindërit e saj.


Dhe ndërsa arkivoli kaloi derën e kishës, shumë bërtitën: “Drejtësi, drejtësi”.


Shokët e shkollës së 14-vjeçares ishin gjithashtu të pranishëm në kishë. Shumë prej tyre mbanin veshur një të bardhë. Bluzë me foton e vajzës dhe fjalët: “Martina jeton”.

Nëna, duke qarë mbi arkëmortin e së bijës.
Nëna, duke qarë mbi arkëmortin e së bijës.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page