top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I ZYRËS SË SHTYPIT TË VATIKANIT MATTEO BRUNI: PAPA LEO XIV-të IU DREJTUA PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN DUKE I THËNË SE RUSIA DUHET TË BËJË NJË GJEST QË PROMOVON PAQEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 4
  • 1 min read
ree

Vatikan | Konfirmoj se këtë pasdite pati një bisedë telefonike midis Papa Leo XIV dhe Presidentit Putin”, tha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.


Gjatë bisedës telefonike, përveç çështjeve me interes të ndërsjellë, vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Ukrainë dhe paqes.


Papa i bëri thirrje Rusisë të bëjë një gjest që promovon paqen, duke theksuar rëndësinë e dialogut për krijimin e kontakteve pozitive midis palëve dhe për të kërkuar zgjidhje për konfliktin.


U diskutua situata humanitare, nevoja për të promovuar ndihmën aty ku është e nevojshme, përpjekjet e vazhdueshme për shkëmbimin e të burgosurve dhe vlera e punës që po kryen Kardinali Xupi (Zuppi) në këtë drejtim”, shpjegoi zëdhënësi i Vatikanit.


Papa Leo iu referua Patriarkut Kirill, duke e falënderuar për urimet e mira të marra në fillim të pontifikatit të tij dhe theksoi se si vlerat e përbashkëta të krishtera mund të jenë një dritë që ndihmon në kërkimin e paqes, mbrojtjen e jetës dhe kërkimin e lirisë autentike fetare”, tha ai në mbyllje të fjalës së tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page