top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN: LOKALIT TË ILIR NDOCIT IU VENDOS LËNDË SHPËRTHYESE | STRUKTURAT PËRGJEGJËSE TË POLICISË SË SHTETIT KRYEN ÇAKTIVIZIMIN E SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 25
  • 1 min read

Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Njësisë së shërbimit (lokal - bar - kafe) në zotërimin e z. Ilir Ndoci i ishte vendosur lëndë shpërthyese.

 

Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit kryen çaktivizimin e saj.

 

Njoftim | Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. 

 

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page