LAGJJA NR. 12; DURRËS | TEILOR TIVARI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E VALBON (MARKO) BEQIRAJT; GJATË DËSHMISË DEKLAROI SE VIKTIMA U PËRPOQ TA ABUZONTE SEKSUALISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 2 min read

Lagjja Nr. 12, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Teilor Tivari, me moshë 21 vjeç.
Ai konsiderohet vrasës i:
1- Z. Valbon (Marko) Beqiraj, me moshë 51 vjeç.
Gjatë deklarimeve paraprake ai tha se:
1- “Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq.
Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë.
Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte.
Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.
U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha.
Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”.

Njoftim | Durrës.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja me thikë e 51-vjeçarit.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes.
Në pranga dhe një shtetas që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:00, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, shtetasi M. B., alias V. B., 51 vjeç.
Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, u zhvilluan hetime të thelluara dhe një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e këtij shtetasi ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24.09.2025.
Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.
Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.
Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

































Comments