top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRIST FUFI (I BIRI I ISH-DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË MHILL FUFI) RA PRE E DHUNËS FIZIKE BARBARE | U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË KLITON SULÇE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read

Fshati Lundër, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Krist Fufi, me moshë 19 vjeç, mbeti viktimë e dhunës fizike të ushtruar me sende të forta nga një grup individësh ende të paidentifikuar nga strukturta vendore të Policisë së Shtetit.


Ai është i biri i ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Mhill Fufi.

 

Disa individë me automjet kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi dhe me to sulmuan z. Fufi, i cili, gjendej brenda një kafeneje.

 

Kumtohet se një prej agresorëve ishte i armatosur me armë zjarri por nuk shtiu me të.

 

Njoftim | Tiranë/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Në lidhje me ngjarjen kriminale u procedua penalisht në gjendje të lirë:

1- Z. Kliton Sulçe, me moshë 38-vjeç.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


bottom of page