BILISHT | PËR ALTI NALLBATIN (VËLLAI I DEPUTETITT BLEDJON NALLBATI); MARSEL BUÇIN; TRAJAN ÇELIKUN U NDRYSHUA MASA E SIGURIMIT VETJAK; MORËN PENG DHE DHUNUAN INFORMATORIN E POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Korçë, Shqipëri | Autoritetet gjyqësore ndryshuan masat e sigurimit vetjak “arrest në burg” pas rreth dyzet ditësh qëndrimi në paraburgim për:
1- Z. Alti Nallbati, i njohur me nofkën Duçja, (vëllai i deputetit të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë Bledjon Nallbati).
2- Z. Marsel Buçi.
3- Z. Trajan Çeliku.
Tashmë ata do të duhet t’i nënshtrohen masës së sigurimit vetjak “arrest në shtëpi”.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Heqje e paligjshme e lirisë”.
2- “Kanosje”.
3- “Plagosje të lehtë me dashje”.
Ata konsiderohen subjekte që morën peng dhe dhunuan fizikisht informatorin e Policisë së Shtetit Ilir Topçiu, me moshë 32 vjeç, në qytetin e Bilishtit, në magazinën në pronësi të njërit prej tyre.
Kjo ngjarje kriminale i hëngri kokën Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit Korçë Erion Ahmeti, i cili, u shkarkua nga detyra.
Masë pezullimi nga detyra u shqiptua edhe për:
1- Zv/Drejtorin për hetimin e krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments