top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONI | QEVERIA DO TË INVESTOJË 49 MILIARDË $ NË MBROJTJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Japonia do të ndajë rreth 9 trilionë jen, ekuivalente me rreth 49 miliardë euro, në buxhetin e saj të mbrojtjes në vitin e ardhshëm fiskal, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2025.


Burime qeveritare i thanë kështu agjencisë së lajmeve “Kyodo”, duke shpjeguar se rritja i përgjigjet presioneve strategjike në rritje në Paqësor dhe kërkesës së qartë të Shteteve të Bashkuara për një angazhim më të madh financiar nga Tokio.


Projektbuxheti fillestar për vitin 2026 - viti i katërt i planit pesëvjeçar prej 43 trilionë jenësh të nisur në vitin 2023 - do të miratohet deri në fund të vitit nga kabineti konservator i udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi), në detyrë që nga tetori i kaluar.


Paketa përfshin investime të synuara në aftësi të avancuara parandaluese, duke përfshirë blerjen e raketave të drejtuara hipersonike të afta të udhëtojnë me shpejtësi që tejkalojnë Mach 5, dhe përmirësimin e sistemeve të raketave tokë-ajër për të kapur kërcënimet balistike.


Në të njëjtën kohë, Tokio synon të ndërtojë një sistem mbrojtës bregdetar të quajtur “Mburoja”, bazuar në dronë ajrorë, sipërfaqësorë dhe nënujorë, për qëllime mbikëqyrjeje dhe reagimi të shpejtë.


Ky ndryshim pasqyron një përshpejtim strategjik të paparë për “Tokën e diellit që po lind”, me Kryeministren Takaiçi (Takaichi) që tashmë ka njoftuar qëllimin e saj për të arritur pragun prej 2% të PBB-së për shpenzimet ushtarake deri në vitin 2025 - dy vjet përpara afatit - duke thyer kufirin informal prej 1% që për dekada ka kufizuar shpenzimet në afërsisht 5 trilionë jen në vit.


Shtetet e Bashkuara, të cilat, e shohin Kinën si kërcënimin kryesor për hegjemoninë e tyre, megjithatë, po shtyjnë për një objektiv edhe më ambicioz; deri në 3.5% të PBB-së të ndahet kryesisht për armët amerikane.


Kjo kërkesë vjen mes ekspansionizmit në rritje të Pekinit në rajonin Indo-Paqësor dhe natyrës provokuese të testeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.


Miratimi i buxhetit të ri do të shënonte një hap të mëtejshëm drejt transformimit të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë në një strukturë moderne operative, në përputhje me gjeopolitikën në zhvillim të rajonit dhe pavarësisht diktateve të Kushtetutës pacifiste.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page