top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DUBAI | GJYKATA VENDOSI QË KREU I AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER QË VEPRON NË FUSHË-KRUJË DURIM BAMI TË EKSTRADOHET NË SHQIPËRI; KONSIDEROHET SE KA GISHT NË VRASJEN E ERIGERS MIHASIT (HEKTOR XHEÇUKËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 3 min read
Z. Durim Bami
Z. Durim Bami

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Autoritetet gjyqësore vendore hodhën poshtë kërkesën proceduriale penale të:

1- Z. Durim Bami, me moshë 46 vjeç, i cili, konsiderohet një nga krerët e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që vepron në zonën e Fushë-Krujës.


Më anë të saj, ai shprehu refuzimin për t'u ekstraduar drejt autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale të Republikës së Shqipërisë.


Ai konsiderohet i përfshirë në përpjekjen për vrasjen e ish-deputetit të subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë, z. Arben Ndoka, duke kryer veprime kriminale të parashikuara në konceptet penale:

1- Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”.

2- Grupi i strukturuar kriminal”.

Z. Arben Ndoka
Z. Arben Ndoka

Nga të njëjtat pozita penale ai konsiderohet i përfshirë edhe në përpjekjen për vrasjen e:

1- Z. Hektor (Tor) Xheçuka, subjekt që bënte pjesë në bandën kriminale të drejtuar nga z. Ervis Martinaj (i cili, ka humbur çdo gjurmë dhe nuk shfaqet askund; dyshohet se e kanë vrarë por dyshohet gjithashtu se është i gjallë; dhe se qëndron si puna e gjarprit nën gur, për të kryer lëvizjen e radhës).


Nga të njëjtat pozita penale ai konsiderohet i përfshirë edhe në përpjekjen për vrasjen e:

1- Z. Erigers Mihasi, ish-banor i fshatit Yrshek, të Njësisë Administrative Kashar, të Bashkisë së Tiranës, i cili, është një territor gjiriz dhe bastion i Agjenturës së Krimit Ordiner jashtë juridiksionit lëndor dhe tokësor të ligjit policor, të ligjit procedurial penal dhe për pasojë edhe të ligjit penal; ku përveç se veprojnë individë që kanë lidhje me narko-trafikun që e ka zanafillën në Amerikën Latine dhe që shtrihet në mbarë Evropën (me ndihmën e segmenteve të korruptuara dhe të degjeneruara profesionalisht të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, por, dhe qarqeve të kriminalizuara politike gjoja të majta dhe të djathta që kanë vende në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë), veprojnë edhe operativë ndikimi të Agjenturave sllave (boshti Beograd-Moskë); por, dhe operativë të Agjenturave islamike radikale (kryesisht vehabiste dhe sunite), të cilat, kanë si mision zhbërjen dhe përdhosjen e kulturës kombëtare shqiptare, duke kryer rekrutime dhe ushtrim teknikash që përfshihen në konceptin psiko-social të shpëlarjes së trurit, kryesisht ndër individë analfabetë funksionalë dhe ndër individë që kanë të kaluar kriminale ose prirje kriminale (por edhe shqipfolës anti-shqiptarë, mbeturina sperme - gjenetike - të pushtuesve të huaj osmano-mongolë); me një fjalë, rekrutojnë individë që i përkasin llumit të shoqërisë.

Z. Erigers Mihasi (tashmë i ndjerë)
Z. Erigers Mihasi (tashmë i ndjerë)
Z. Hektor (Tor) Xheçuka
Z. Hektor (Tor) Xheçuka

Përpos sa më lart, z. Bami, konsiderohet gjithashtu subjekt i përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:

1- Kultivim i lëndëve narkotike”, e kryer nga pozita penale të parashikuara në konceptin penal:

a- Grup i strukturuar kriminal”.


Në Dubai, arrestimi i tij për herë të parë u krye në muajin qershor të vitit 2024, mbështetur mbi një akt procedurial penal (urdhër-arrest) të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili, u shqiptua në muajin maj të po atij viti.


Gjykata vendore vendosi që ndaj tij të shqiptonte masë sigurimi vetjake të butë, e cila, parashikonte që z. Bami të paraqitej te autoritetet vendore policore sa herë do t’i kërkohej.


Detyrim procedurial penal të cilin ai nuk e përmbushi me korrektesë (duke mos iu përgjigjur mesazheve që i ishin dërguar në postën elektronike; gjatë gjykimit z. Bami deklaroi se nuk i kishte parë mesazhet që i ishin drejtuar nga policia vendore); ç’ka, më pas, solli edhe arrestimin e tij për së dyti, në datën 21.10.2024.


Pretendimet e tij se nuk i kishte parë mesazhet e dërguara nga Policia vendore në adresën e tij elektronike Gjykata nuk i mori në konsideratë, por, vendosi që ai të ekstradohet drejt territorit të Republikës së Shqipërisë.


Tashmë z. Bami ka dy opsione:

1- Të bëhet i penduar i Autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale dhe të hapi barku për ato ç'ka di; duke rrëfyer çdo të dhënë penale të mundshme;

2- Të rrijë gjatë nëpër burgje.

Gjukata e Dubait
Gjukata e Dubait

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page