AUSTRALI | KUSH ËSHTË PRONARI I NJË DYQANI FRUTASH I QUAJTUR AHMED AL AHMED QË ÇARMATOSI NJËRIN NGA SULMUESIT QË PO SHTINTE ME ARMË ZJARRI KUNDËR HEBRENJVE NË BONDI BIÇ?
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Sidnei, Australi | Z. Ahmed al Ahmed, një pronar 43-vjeçar i një dyqani frutash, u përball me një nga sulmuesit gjatë të shtënave në Bondi Biç (Beach) që lanë 12 të vdekur.
Ai zotëron një biznes frutash në Sauthërlend Shaiër (Sutherland Shire), një distrikt në jug të Sidneit.
Sipas kushëririt të tij, Mustafa, i cili, foli për mediat australiane jashtë spitalit, z. Ahmed nuk ka përvojë në përdorimin e armëve të zjarrit. Ai thjesht po vizitonte Bondi Biçin (Beach) kur u ndodh te të shtënat dhe vendosi të vepronte.
Babai i dy fëmijëve ia rrëmbeu pushkën personit që qëlloi dhe më pas ia drejtoi, duke shpëtuar jetë gjatë këtij procesi.
Ai mund të shihet në një video i veshur me një bluzë të bardhë; iu afrua njërit prej dorasve që mbante pushkë, e qëlloi dhe i rrëmbeu armën, një akt që shpëtoi shumë jetë të tjera.
Pastaj, me armën në zotërim, ai e drejtoi atë nga sulmuesi, i cili, u largua drejt një ure ku ishte vendosur një qitës i dytë aktiv.
Në një gjest që kombinonte kujdesin dhe guximin, z. Ahmed e mbështeti pushkën pas një peme dhe ngriti duart, me shumë mundësi për të sinjalizuar se nuk ishte pjesë e sulmit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përshëndeti heroin e plazhit Bondi gjatë një takimi qeveritar në Dimona.
“Ne pamë një veprim të një burri të guximshëm - doli një burrë i guximshëm mysliman, dhe unë e përshëndes atë - që ndaloi një nga këta terroristë nga vrasja e hebrenjve të pafajshëm”, tha ai.
Gjatë përleshjes, z. Ahmed u qëllua dy herë nga personi i dytë që kishte qenë i vendosur në urë.
Lëndimet ishin në krah dhe dorë, dhe iu desh t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Shpresojmë që të jetë mirë” tha kushuriri i tij Mustafa.
“Ai është një hero, njëqind për qind”, tha ai.
Sulmi ndodhi rreth orës 18:47 sipas orës lokale në Parkun Arçër (Archer), pranë plazhit Bondi, gjatë një festimi të ditës së parë të Hanukkah-ut, ku morën pjesë gati një mijë njerëz.
Policia e Uellsit të Ri Jugor po heton nëse ka qenë i përfshirë një person i tretë që ka qëlluar me armë.
Njëri nga sulmuesit u qëllua për vdekje, ndërsa një tjetër mbetet në gjendje kritike.
Incidenti ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale virtuale, ku mijëra përdorues kanë shprehur admirim për dikë që, sipas fjalëve të njërit prej tyre, zgjodhi të mos ishte midis atyre që ikin nga rreziku.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments