top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PEJË | ELBASAN HYSENI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË DION BUQUKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 14, 2025
  • 1 min read

Updated: Dec 16, 2025

Rruga “Bill Klinton”, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Dion Buquku, me moshë 19 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri.


Si doras, arrestuan:

1- Z. Elbasan Hyseni.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

2- Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

3- Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Njoftim | Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit.


Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person.


I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pritet të intervistohet.


Nga spitali është mësuar se i plagosuri ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile, duke qenë jashtë rrezikut për jetë.


Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet që Prokuroria të përcaktojë cilësimin përfundimtar të veprës penale pas kompletimit të provave, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page