KONFEDERATA E ZVICRËS | SHPËRTHIM NË NJË RESORT SKISH NË KRANS MONTANA; MBI 40 TË VDEKUR + MBI 100 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 1
- 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Masakër në një festë të Vitit të Ri në vendpushimin zviceran të skive Krans (Crans) Montana.
Të paktën 40 veta raportohet se kanë vdekur për shkak të një shpërthimi.
Njëqind veta janë plagosur, por numri i të vdekurve mund të rritet. Disa viktima janë të paidentifikueshme për shkak të djegieve të rënda.
Shpërthimi shkatërroi barin “Le Constellation”, një destinacion i njohur turistik, gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Një ekip nga shërbimi i shpëtimit malor të Luginës së Aostës po merr pjesë gjithashtu në përpjekjet e shpëtimit.
Policia kantonale zvicerane ka ngritur gjithashtu një linjë ndihme në numrin +41 848 112117. Policia konfirmoi gjithashtu se incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se disa nga viktimat e shpërthimit janë nga vende të tjera.
Kështu raportoi enti mediatik “Sky News”, pas konferencës për shtyp të autoriteteve në Kans (Crans)-Montana.
Nuk u dhanë detaje rreth kombësive të sakta, por policia e përshkroi vendpushimin si një vendpushim skijimi me famë ndërkombëtare me shumë turistë.
Pamjet e botuara nga mediat zvicerane tregojnë një ndërtesë pranë zjarrfikësve dhe punonjësve të shpëtimit. Operacioni është ende duke vazhduar.
“Zjarri shpërtheu gjatë natës pas një ose më shumë shpërthimeve”, raportoi “Radio Televizioni Zviceran” në faqen e tij të internetit.
Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit në bodrumin e barit.
Vendi mund të akomodonte deri në 400 persona. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe janë mobilizuar helikopterë të Air-Glaciers.
Janë thirrur edhe ambulanca të shumta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments