KABLLO I RI I TË DHËNAVE PËR TË LIDHUR AZINË ME EVROPËN
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 6, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Të paktën 25% e trafikut të internetit dhe të dhënave të bartura nga Azia në Evropë përmes kabllove me fibra optike nënujore në Detin e Kuq janë prekur që nga fillimi i vitit.
Shkak thuhet të jenë sulmet e rebelëve Huthi, të cilët në disa raste kanë shkaktuar dëmtime të rënda në kabllot nën det duke sjellë ndërprerje.
Fijet optike që janë hedhur në Detin e Kuq përfaqësojnë 17% të trafikut të përgjithshëm global të internetit.
Prandaj, dëme të mundshme, si ai i shkaktuar pranverën e kaluar në të njëjtën kohë në katër nga gjithsej 16 kabllo nëndetëse, rrezikojnë transferimin e të dhënave nga Azia në Greqi dhe në pjesën tjetër të Evropës.
Me këtë në mendje, EXA Infrastructure, një kompani shumëkombëshe e specializuar e infrastrukturës dixhitale, në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë turke Socar Fiber, një degë e kompanisë azerbajxhanas të naftës Socar, po nis ndërtimin e një kablloje tokësore me fibër optike me qëllim anashkalimin e Detit të Kuq.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments