JIAN GUO (ISH-ASISTENTI I DEPUTETIT TË AFD-së MAKSIMILIAN KRAH) U DËNUA ME 4 VJET + NËNTË MUAJ BURG I AKUZUAR SE ISHTE SPIUN I KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 30
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Autoritetet gjermane të gjykimit penal shqiptuan dënim penal për spiunazh në favor të Kinës me katër vjet dhe nënë muaj heqje lirie për:
1- Z. Jian Guo - ish-bashkëpunëtor i eurodeputetit të AfD-së, Maksimilian (Maximilian) Krah
Ky lajm u konfirmua nga agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.
I dënuari u akuzua se kishte punuar për një shërbim inteligjence kineze dhe për dhënie të përsëritur informacionesh mbi negociatat dhe vendimet në Parlamentin e Bashkimit Evropian midis shtatorit 2019 dhe prillit 2024, kur u arrestua.
Ai mohoi të kishte bërë ndonjë shkelje gjatë një seance gjyqësore javën e kaluar.
Ministria e Jashtme e Kinës vitin e kaluar tha se raportet në Evropë rreth spiunazhit kinez po ekspertizohen me qëllim njollosjen dhe shtypjen e Kinës.
I dënuar gjithashtu përgjoi disidentët kinezë në Gjermani dhe mblodhi informacione mbi politikanë të shquar të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, ose AfD.
Prokurori federal e ka identifikuar atë si Jian G., në përputhje me rregullat e privatësisë së vendit.
Ish-shefi i tij, ligjvënësi i ekstremit të djathtë Maksimilian (Maximilian) Krah, e kishte identifikuar më parë atë.
“Krah ishte dëshmitar në gjyqin e Guo-s dhe tha se nuk kishte asnjë dijeni për aktivitetet e ish-ndihmësit të tij”, raportoi agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.
Më herët këtë muaj, parlamenti i Gjermanisë i hoqi imunitetin z. Krah në lidhje me akuzat se ai ka pasur lidhje me Kinën dhe është përfshirë në skandale korrupsioni dhe spiunazhi.
Heqja e imunitetit të tij si ligjvënës ishte një hap i nevojshëm që autoritetet ta ndiqnin penalisht.
Autoritetet kontrolluan shtëpinë dhe zyrat e tij me urdhër gjykate.
Z. Krah mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat janë të motivuara politikisht.
Subjekti politik i ekstremit të djathtë AfD vitin e kaluar e ndaloi z. Krah të merrte pjesë në zgjedhjet e BE-së, disa javë pasi ai i tha një gazete italiane se jo të gjithë anëtarët e njësisë elitare SS të nazistëve, e cila, ishte e përfshirë në krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin kriminelë lufte.
Megjithatë, ai fitoi një vend në parlamentin gjerman në fillim të këtij viti, si pjesë e fitoreve historike të partisë në Bundestag gjatë zgjedhjeve kombëtare.
Vendi i dytë i AfD-së çimentoi statusin e partisë si një faktor që politikanët e tjerë nuk mund ta injorojnë, por, partitë kryesore gjermane e kanë mbështetur të ashtuquajturin mur mbrojtës duke refuzuar të punojnë me të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments