BUNDESTAGU I HOQI IMUNITETIN DEPUTETIT TË ALTERNATIVËS PËR GJERMANINË (AFD) MAKSIMILIAN (MAXIMILIAN) KRAH | ENTI MEDIATIK GJERMAN “DER SPIEGEL”: KA MARRË PARA NGA KINA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 12 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Bundestagu gjerman ia hoqi imunitetin parlamentarit gjerman të ekstremit të djathtë të subjektit politik Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maksimilian (Maximilian) Krah.
Enti mediatik gjerman “Der Spiegel” e raporton këtë lajm, duke nënvizuar se që tani e tutje policia do të jetë në gjendje të hetojë deputetin.
Sipas entit mediatik në fjalë, Zyra e Prokurorit Publik të Dresdenit ka kërkuar një hetim kundër 48-vjeçarit për korrupsion dhe pastrim parash.
“Z. Krah dyshohet se ka marrë para nga Kina gjatë mandatit të tij në Parlamentin Evropian”, shkruan Enti mediatik gjerman “Der Spiegel”.
Ai është politikani që bëri bujë ndërkombëtare në vitin 2024 për arrestimin e asistentit të tij, Jian Guo, i cili, u akuzua si spiun kinez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments