ITALI | MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NUK MUND TË KETË TOLERANCË PËR SPIUNËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 46 minutes ago
- 1 min read
Romë, Itali | “Nuk mund të ketë tolerancë, veçanërisht kur përfshihen individë në pozicione përgjegjësie, për ata që kompromentojnë ose vënë në rrezik sigurinë e Republikës.
Mbrojtja e sigurisë kombëtare, informacionit të klasifikuar dhe institucioneve është një interes parësor i Shtetit dhe nuk mund të tolerojë asnjë kompromis”.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto), duke përgëzuar gjyqësorin dhe hetuesit për operacionin ndaj spiunazhit të dyshuar.
“Departamenti i Mbrojtjes do të ndërmarrë çdo iniciativë të mëtejshme për të mbrojtur integritetin e strukturave të tij.
Falë Prokurorisë së Romës dhe ROS (Njësisë së Operacioneve Speciale), Shteti po ua bën të qartë të gjithëve qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj nesh.
Ajo që del qartë nga faktet është një konflikt hibrid i përditshëm, një luftë e vazhdueshme latente, për të dobësuar institucionet tona, aleancat tona dhe sigurinë tonë.
Është maja e një ajsbergu gjigant, një luftë hibride, e përbërë nga armiq të jashtëm dhe tradhtarë të brendshëm që janë të gatshëm ta shesin kombin e tyre për para, pushtet ose përfitime personale.
Sot, Shteti po sulmon disa prej tyre, por konflikti është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë”.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes Krosteo (Crosetto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments