TIRANË | SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJI: STËRVITJE E PËRBASHKËT ME TURQINË.

Tiranë, Shqipëri | “Në kuadër të stërvitjes së NATO-s “Neptune Strike-26’, në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, Forca Detare Shqiptare dhe Forca Detare Turke zhvilluan stërvitjen e përbashkët, me pjesëmarrjen e anijes ‘Oriku’ P-132 dhe grupit të bordingut, si dhe anijeve turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep.
Kjo stërvitje kishte fokus rritjen e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave detare dhe unifikimin e procedurave operacionale gjatë misioneve të përbashkëta”.
Kështu u tha në një koment të botuar në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments