top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMASI PROPOZOI LIRIMIN E TË GJITHË PENGJEVE IZRAELITË ME KUSHT QË TË VENDOSET ARMËPUSHIM 5-VJEÇAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read

Kajro, Egjipt | Hamasi thotë se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet ende në Gaza dhe ofron një armëpushim pesë-vjeçar në këmbim të përfundimit të luftës.

 

Një zyrtar i lartë i milicisë islamike ia tha këtë agjencisë së lajmeve “AFP”.

 

Mbrojtja Civile Palestineze raportoi katër vdekje dhe më shumë se 30 njerëz të zhdukur nën rrënoja pas një sulmi izraelit në një shtëpi në jug të qytetit të Gazës.

 

Ekipet tona arritën të rikuperojnë katër martirë (të vdekur, red.) dhe pesë të plagosur pas sulmit”, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” z. Mahmoud Bassal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Gazën e sunduar nga Hamasi.

 

Më shumë se 30 njerëz mbeten nën rrënoja dhe skuadrat tona nuk mund t'i arrijnë ata për shkak të mungesës së pajisjeve dhe makinerive adekuate”, shtoi ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page