GJYKATA E LARTË E DREJTËSISË E IZRAELIT: TË BURGOSURIT PALESTINEZË NUK USHQEHEN MIRË POR U OFROHET USHQIM; SHTETI NUK ARRIN TË PËRMBUSHË DETYRIMET E TIJ PËR TË GARANTUAR JETESËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Izraelit ka vendosur se shteti nuk po përmbush detyrimin e tij ligjor për të ushqyer në mënyrë adekuate të burgosurit palestinezë në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelite dhe se duhet të marrë masa për t'u siguruar atyre ushqim të mjaftueshëm 'për të siguruar jetesën'”.
Kështu raporton gazeta “Times of Israel”.
Vendimi vjen në përgjigje të peticioneve të paraqitura nga disa OJQ kundër Ministrit Ben Gvir dhe Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, të cilët, akuzohen për uljen e qëllimshme të racioneve të të burgosurve nën nivelin e jetesës dhe në thelb për t'i lënë të burgosurit palestinezë të vdesin nga uria.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments