MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SA'AR: PRESIDENTI EMANUEL MAKRON NUK DO TË VIZITOJË VENDIN NËSE FRANCA NUK HEQ DORË NGA NJOHJA E SHTETIT PALESTINEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar ka njoftuar se Presidenti francez Emanuel Makron nuk do të vizitojë vendin nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e shtetit palestinez.
Ministri i tha diplomatit francez Zhan (Jean)-Noël Barrot në telefon se nuk ka vend për një vizitë për sa kohë që Franca vazhdon në iniciativën dhe përpjekjet e saj që dëmtojnë interesat kombëtare dhe të sigurisë së Izraelit.
Parisi duhet të rishqyrtojë iniciativën e tij për të njohur një shtet palestinez deri në fund të muajit, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte gjithashtu stabilitetin rajonal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments