top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) NË NJË MESAZH NË ARABISHT U BËRI THIRRJE BANORËVE TË QYTETIT TË GAZËS TË ZHVENDOSEN NË JUG | OKB-ja VLERËSON SE KA NJË MILION NJERËZ NË PRAG TË KATASTROFËS SË AFËRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite (IDF) i ka kërkuar popullsisë së Qytetit të Gazës të evakuohet nga qyteti dhe të lëvizë urgjentisht në jug, drejt një zone humanitare.


Duke filluar që tani, dhe për të lehtësuar largimin e banorëve të qytetit, ne e shpallim zonën (bregdetare) të Al-Mauasi (në Rripin jugor të Gazës) një zonë humanitare”, njoftoi Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) në një mesazh në arabisht.


Banorëve të Qytetit të Gazës dhe të gjithë atyre që ndodhen brenda:

1-Ju lutemi shfrytëzojeni këtë mundësi për t'u zhvendosur menjëherë në zonën humanitare dhe për t'u bashkuar me mijërat që kanë shkuar atje”, thuhet në mesazhin urgjent të postuar në mediat sociale virtuale nga Koloneli Avihai Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe.


OKB-ja vlerëson numrin e njerëzve në zonën e Qytetit të Gazës në rreth një milion dhe paralajmëron për një katastrofë të afërt për shkak të ofensivës ushtarake në kryeqytetin e Gazës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page