GJURMËT E ASTEROIDIT QË SHFAROSI DINOSAURËT U ZBULUAN NË KILI | PËRPLASJA E 66 MILIONË VITEVE MË PARË ËSHTË REGJISTRUAR NË SHKËMBINJ: SHKAKTOI VDEKJEN E 75% TË JETËS NË PLANET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13, 2024
- 1 min read
Santiago, Kili | Mbetjet e Chicxulub, meteoriti i famshëm që besohet se ka shkaktuar zhdukjen e dinosaurëve, janë gjetur në Patagoninë Kiliane.
Zbulimi - i publikuar në revistën shkencore Cretaceous Research - vendos Cerro Guido dhe luginën Río de las Chinas, në rajonin Magallanes dhe Antarktidën Kiliane, si vendin më jugor në Amerikë ku gjendet prania e kufirit të Kretakut (K/. Pg), ngjarja e ndodhur 66 milionë vjet më parë, e cila shkaktoi vdekjen e 75% të jetës në planet.
Znj. Lesli Menrikuez (Leslie Manríquez), studiuese në Institutin Kilian të Antarktikut dhe drejtues i studimit, shpjegoi se ndikimi i një asteroidi sjell një seri sinjalesh që regjistrohen në shkëmbinj si mikrosferula, kuarci i ndikimit, anomalia e iridiumit, depozitat e rrjedhës së mbeturinave dhe depozitat e cunamit.
Më parë, gjetjet e iridiumit ishin studiuar në ishullin Seymour në Antarktidë, por znj. Menrikuez (Manríquez) dhe ekipi i saj arritën të provonin ekzistencën e tij në luginën e Río de las Chinas.
“Kjo do të thotë se ne kemi identifikuar kufirin e famshëm K/Pg”, tha gjeologia, duke nënvizuar se ky zbulim i rëndësishëm do të na lejojë të kuptojmë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga rrëzimi i asteroidit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments