top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZË | 8 FËMIJË TË VRARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23
  • 1 min read
ree

Gazë | Toka e Rripit të munduar është gjithnjë e më e mbuluar me gjak, ku avancimi i tankeve në qendër të qytetit të Gazës vazhdon.


Në bastisjet e fundit, dhjetëra palestinezë, përfshirë të paktën 8 fëmijë, kanë humbur jetën në tendat e personave të zhvendosur të bombarduar nga IDF-ja në kërkim të militantëve të Hamasit, ose ndërsa kërkonin ushqim, për të shmangur vdekjen nga uria si shumë të tjerë në muajt e fundit.


Një skenar dramatik që po rrit tensionet edhe në Izrael, ku pakënaqësia ndaj veprimeve të qeverisë po rritet, deri në atë pikë sa një grup aktivistësh sulmuan ministrin e ekstremit të djathtë Ben Gvir, duke e ndjekur atë në rrugë duke bërtitur: “Turp”.


Dhe ndërsa ministri ekstremist Smotriç (Smotrich) e dyfishoi intensitetin në mbrëmje, duke përsëritur nevojën për të rrethuar qytetin e Gazës dhe se ata që nuk arrijnë të evakuohen mund të vdesin urie ose të dorëzohen, z. Beni Ganc (Benny Gantz) i bëri thirrje Kryeministrit Netanjahu, udhëheqësit të opozitës Jahir (Yair) Lapid dhe presidentit të partisë Israel Betienu (Yisrael Betyenu), Avigdor Liberman, që të formojnë një qeveri për lirimin e pengjeve, me një mandat të qartë gjashtëmujor para zgjedhjeve të reja.


Propozimi bën thirrje që partia qendrore e z. Ganc (Gantz) t’i bashkohet përkohësisht koalicionit për t’u përqendruar në lirimin e të rrëmbyerve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page