top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): ATA QË NUK LARGOHEN NGA QYTETI I GAZËS DUHET TË VDESIN OSE TË DORËZOHEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Në një takim të kohëve të fundit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eial (Eyal) Zamir, u përplas me ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç (Smotrich) dhe Itamar Ben Gvir, duke thënë se IDF-ja nuk ishte e sigurt se sa kohë do të duhej për të evakuuar popullsinë civile të Qytetit të Gazës.


Kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas mendimit tim, ju mund t'i rrethoni. Kushdo që nuk evakuohet, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni”, thuhet se tha Ministri Smotriç (Smotrich), sipas entit mediatik “Channel 12” dhe të transmetuar nga enti mediatik “Times of Israel”.


Në takim, z. Zamir shpjegoi se përveç Qytetit të Gazës, IDF-ja operon edhe në zona të tjera, në Kan Junis (Khan Younis) dhe Rafah.


Kjo nuk është ajo që urdhëroi udhëheqja politike. Ju nuk doni ta mposhtni Hamasin”, thuhet se i tha Ministri Smotriç (Smotrich) z. Zamir, i cili, nga ana tjetër u përgjigj se ju nuk kuptoni asgjë. Ju nuk e dini se çfarë është një brigadë apo një batalion. Duhet kohë.


Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe këshilltari i tij kryesor, Ron Dermer, thuhet se thanë gjatë takimit se Izraeli ka mbështetjen e plotë të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), por ka një afat kohor të kufizuar për të përfunduar ofensivën e tij të planifikuar ushtarake në qytetin e Gazës.


Sipas entit mediatik “Channel 12”, të dy thanë se Presidenti Tramp (Trump) dëshiron një operacion të shpejtë dhe vendimtar dhe nuk dëshiron që lufta kundër Hamasit të zvarritet më gjatë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page