top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HETIMI I OJQ-ve AMERIKANE DHE BRITANIKE: TË PAKTËN 64 SULME NDAJ QENDRAVE TË NDIHMËS NË GAZË; DISTANCA MESATARE PËR TË MARRË USHQIM ËSHTË 6 KM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Një hetim i përbashkët nga “Forensic Architecture”, një grup kërkimor me seli në Londër, dhe “Fondacioni Botëror i Paqes”, i lidhur me një universitet të Masaçusets, gjeti të paktën 64 raste të civilëve palestinezë që u sulmuan nga ushtria izraelite ndërsa kërkonin ndihmë në Gazë.


Raporti, i raportuar nga enti mediatik “Al Jazeera”, thotë se 25 nga këto incidente ndodhën pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit të operuara nga “Fondacioni Humanitar i Gazës” (GHF), një organizatë jofitimprurëse me seli në Dellëueër (Delaware) të ShBA-ës, e drejtuar de facto nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.


Raporti gjithashtu thotë se palestinezët detyrohen të ecin mesatarisht 6 kilometra për të arritur në një pikë racionimi të GHF-së.


Pavarësisht parimeve humanitare të mirëpërcaktuara që diktojnë që ndihma humanitare të mos keqpërdoret për qëllime ushtarake ose politike, Izraeli po e instrumentalizon ndihmën”, thuhet në raport.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page