top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “DAILY MAIL”: GJYSHI I SHEFES SË RE TË MI6-ës SË MBRETËRISË SË BASHKUAR BLEIZ MITËUELI (BLAISE METREWELI) ISHTE SPIUN NAZIST; VRAU HEBRENJ DHE PARTIZANË NË UKRAINË; ME NOFKËN “KASAPI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Gjyshi nga babai i znj. Bleiz Mitëueli (Blaise Metreweli), gruas së parë të sapoemëruar në krye të MI6-ës, Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, ishte një spiun nazist i njohur si “Kasapi” dhe përgjegjës për vrasjen e hebrenjve dhe partizanëve në Ukrainë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Zbulimi u bë nga tabloidi “Daily Mail”, i cili, kreu një hetim gazetaresk në arkivat gjermane, duke nxjerrë në dritë të kaluarën e errët të z. Konstantine Dobrouolski (Constantine Dobrowolski), i cili, nuk njihej kurrë nga mbesa e tij, siç sqaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme përballë zbulimeve, duke nënvizuar se historia familjare e “C”-së së re (siç quhet në të vërtetë kreu i MI6-ës), ndryshe nga M-ja e përdorur në sagën e Xheims Bondit (James Bond), është e shënuar nga konflikte dhe përçarje.


Shumë më tepër, duke parë historinë e Agjentit 30, emri i koduar i dhënë nga Ushtria gjermane (Wehrmacht) për z. Dobrouolski, një ukrainas që dezertoi nga Ushtria e Kuqe për t'u bërë informatori kryesor i nazistëve në rajonin e Çernihivit (Chernihiv), në veri të Kievit, i kërkuar nga sovjetikët me një çmim për kokën e tij.


Hetimi i endit mediatik “Daily Mail” ka rindërtuar kështu ngjarjet e ndërlikuara dhe në shumë mënyra të sikletshme familjare që rrethojnë figurën e 47-vjeçares Metreueli.


Ndërsa gjyshi i saj u zhduk në vitin 1943, babai i kreut të ri të MI6-ës, atëherë një fëmijë, gjeti strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës.


Atje ai ndryshoi mbiemrin e tij, pasi gjyshja e “C”-së së re u martua me një burrë me origjinë gjeorgjiane, të quajtur David Metreueli (Metreweli).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page