NË MBRETËRINË E BASHKUAR PËR HERË TË PARË U VENDOS NJË GRUA NË KRYE TË SPIUNAZHIT TË JASHTËM (MI6) | QUHET BLEIZ MITËUELI (BLAISE METREWELI); OFICERE KARRIERE E INTELIGJENCËS.
- Jun 16
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “MI6, shërbimi i inteligjencës së jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, do të drejtohet nga një grua për herë të parë”.
Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) njoftoi se znj. Bleiz Mitëueli (Blaise Metreweli), një oficere karriere e inteligjencës, e cila, ka qenë në shërbim që nga viti 1999, do të marrë detyrën nga Sër Riçërd Mur (Sir Richard Moore) në vjeshtë, duke u bërë kreu i 18-të i shërbimeve të bëra të famshme në të gjithë botën nga personazhi i Xheims Bontit (James Bond), i interpretuar nga Ian Fleming.
Znj. Mitëueli (Metreweli), me moshë 47 vjeçe, është aktualisht drejtoreshë e përgjithshme e degës Q, të MI6-ës, përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin, dhe më parë ka mbajtur role të tjera të larta në MI6-të dhe MI5-së, agjencinë e sigurisë së brendshme dhe kundërspiunazhit.
Ajo studioi antropologji sociale në Universitetin e Kembrixhit dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në role operacionale në Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Kreu i MI6-ës është i vetmi anëtar i organizatës, emri i të cilit është i disponueshëm publikisht dhe raporton drejtpërdrejt te Sekretari i Jashtëm.
Personi përgjegjës quhet “C” (dhe jo “M”, siç ndodh në serinë e filmave të Xheims Bondit, në të cilën ngjarjet parashikohen me një drejtuese femër të MI6-ës, të luajtur nga aktorja Xhudi Denç - Judi Dench).
“Emërimi historik i znj. Blleiz Mitëueli (Blaise Metreweli) vjen në një kohë kur puna e shërbimeve tona të inteligjencës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme”, tha kryeministri Starmër (Starmer).
“Mbretëria e Bashkuar po përballet me kërcënime të një shkalle të paparë, qofshin sulmues që dërgojnë anije spiune në ujërat tona apo hakerë, planet e sofistikuara kibernetike të të cilëve synojnë të kompromentojnë shërbimet tona publike”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments