top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | MARVIN RIEBNER (KADRIA) U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29
  • 2 min read
ree

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Marvin Riebner (Kadria), me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Durrës.


Finalizohet operacioni policor i koduar “The fugitive”.


I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kapet në flagrancë me doza kanabisi dhe vihet në pranga 33-vjeçari.


Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një radio policie, që iu gjetën 33-vjeçarit, në momentin që u lokalizua nga punonjësit e Policisë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "The fugitive", për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Gjatë operacionit, u kap shtetasi në kërkim M. R., 33 vjeç, banues në Durrës. 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilesinë e provës materiale.


Shtetasi M. R. ishte shpallur në kërkim pasi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 24.01.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës, më datë 12.12.2023, ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të masës së sigurisë "Arrest në burg", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page