DREJTORI I SHËRBIMIT TË INTELIGJENCËS SË JASHTME RUSE SERGEI NARISHKIN (NARYSHKIN) THA SE FOLI NË TELEFON ME DREJTORIN E AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) XHON RETKLLIF (JOHN RATCLIFFE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergei Narishkin (Naryshkin), tha se foli në telefon me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Retkllif (John Ratcliffe).
Sipas tij, palët ranë dakord të telefonojnë njëra-tjetrën në çdo kohë për të diskutuar çështje me interes.
Këtë lajm e raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Pata një bisedë telefonike me kolegun tim amerikan dhe ne rezervuam reciprokisht të drejtën për të telefonuar njëri-tjetrin në çdo kohë për të diskutuar çështje me interes”, tha z. Narishkin.
Ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin.
Me z. Retkllif (Ratcliffe) kishin folur tashmë më 11 mars, kontakti i tyre i parë i njohur që kur z. Danlld Tramp (Donald Trump) u kthye në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij viti.
Këto dy telefonata zyrtare midis krerëve të SVR-së (Shërbimit të Jashtëm Rus) dhe CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) vijnë në një kohë kur Moska dhe Uashingtoni kanë filluar të forcojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, ku amerikanët mbështesin Kievin.
Megjithatë, mosmarrëveshjet midis Moskës dhe Uashingtonit mbeten të shumta, pas shumë vitesh tensionesh të larta.
Amerikanët, për shembull, vazhdojnë t'i japin Kievit informacione thelbësore pas më shumë se tre vitesh të një ofensive në shkallë të gjerë nga ushtria ruse.
Në muajin mars, z. Sergei Narishkin dhe z. Xhon Retkllif (John Ratcliffe) kishin rënë dakord të (mbanin) kontakte të rregullta, sipas një deklarate nga pala ruse të cituar nga agjencia shtetërore “Tass”.


Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires