KRYEMINISTRI HUNGAREZ VIKTOR ORBAN AKUZOI BASHKIMIN EVROPIAN PËR ORKESTRIMIN E MARSHIMIT TË KRENARISË; AI E QUAJTI TË TURPSHËM DHE TË NEVERITSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Kryeministri hungarez Viktor Orban e quajti Paradën e Krenarisë të së shtunës të neveritshme dhe të turpshme, duke akuzuar BE-në se ka udhëzuar politikanët e opozitës për të organizuar ngjarjen, e cila, u shndërrua në një protestë antiqeveritare”, raportuan mediat vendore të dielën.
Marshimi në Budapest për LGBTQ+ u shndërrua në një nga shfaqjet më të mëdha të kundërshtimit ndaj Orbanit në vitet e fundit, pasi rreth 100000 (disa media raportuan shifrën gjer në 200000) pjesëmarrës sfiduan ndalimin e policisë dhe kërcënimet me gjoba për t'u bashkuar me marshimin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments