top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE RAFAEL GROSSI: IRANI MUND TË PASUROJË URANIUM BRENDA DISA MUAJSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read

Vjenë, Austri | Irani mund të prodhojë uranium të pasuruar brenda pak muajsh”, citohet të ketë thënë të dielën kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, duke ngritur dyshime se sa efektive kanë qenë sulmet e ShBA-ës për të shkatërruar programin bërthamor të Teheranit.


Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se sulmet e tyre shkatërruan centralet kryesore bërthamore në Iran, megjithëse Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) tha të premten se do të shqyrtonte përsëri bombardimin e Iranit nëse Teherani po pasuron uranium në nivele shqetësuese.


Kapacitetet që ata kanë janë aty. Ata mund të kenë, e dini, brenda pak muajsh, do të thoja, disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar, ose më pak se kaq”, tha z. Grossi për entin mediatik “CBS News” - në një intervistë.


Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje”, shtoi ai, sipas transkriptit të një interviste në emisionin “Face the Nation” me znj. Margaret Brennan që do të transmetohet të dielën.


Duke thënë se donte të eliminonte çdo shans që Teherani të zhvillonte armë bërthamore, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit në fillim të këtij muaji, duke ndezur një luftë ajrore 12-ditore, së cilës përfundimisht iu bashkuan edhe ShBA-ës.


Z. Grossi, i cili, kryeson Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me seli në Vjenë, tha se sulmet në vendet në Fordou (Fordow), Natanz dhe Isfahan kishin penguar ndjeshëm aftësinë e Iranit për të konvertuar dhe pasuruar uraniumin.


Megjithatë, fuqitë perëndimore theksojnë se përparimet bërthamore të Iranit i sigurojnë atij një fitim të pakthyeshëm të njohurive, duke sugjeruar se ndërsa humbja e ekspertëve ose e objekteve mund të ngadalësojë progresin, përparimet janë të përhershme.


Irani është një vend shumë i sofistikuar për sa i përket teknologjisë bërthamore”, tha z. Grossi.


Pra, nuk mund ta çmontosh këtë. Nuk mund të zhbësh njohuritë që ke ose kapacitetet që ke”, tha ai.


Drejtori Grossi u pyet gjithashtu në lidhje me raportet se Irani po zhvendoste stokun e tij të uraniumit të pasuruar shumë në prag të sulmeve amerikane dhe tha se nuk ishte e qartë se ku ndodhej ky material.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page