top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS AKUZON KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU SE VENDOS KUSHTE TË PAMUNDURA PËR ARRITJEN E NJË MARRËVESHJEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Gazë | Një zyrtar i lartë i organizatës terroriste Hamas, Mahmud Mardaui (Mahmoud Mardawi), tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po propozon kushte të pamundura për të penguar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe po refuzon të angazhohet për disa elementë të marrëveshjes që ai tashmë i kishte miratuar në të kaluarën.


Kështu raporton enti mediatik “Haaretz”.


Në kanalin e tij në Telegram, z. Mardaui (Mardawi) shkroi se kryeministri Netanjhu këmbëngul në lirimin e vetëm dhjetë pengjeve, në vend që t'i lirojë të gjithë menjëherë.


Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje”, shkruan z. Mardaui (Mardawi).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page