KINA I DHA PAKISTANIT MBI 3.4 MILIARDË $ KREDI TREGTARE | REZERVAT VALUTORE TË PAKISTANIT SHKUAN NË 14 MILIARDË $ SË BASHKU ME KREDITË E TJERA TREGTARE DHE SHUMËPALËSHE TË KOHËVE TË FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Karaçi, Pakistan | “Kina i ka dhënë Islamabadit mbi 3.4 miliardë dollarë kredi, të cilat, së bashku me kreditë e tjera komerciale dhe shumëpalëshe të kohëve të fundit do t'i rrisin rezervat valutore të Pakistanit në 14 miliardë dollarë”, tha të dielën një burim i ministrisë së financave.
“Pekini siguroi mbi 2.1 miliardë dollarë, të cilët, kanë qenë në rezervat e bankës qendrore të Pakistanit për tre vitet e fundit, dhe rifinancoi një tjetër kredi tregtare prej 1.3 miliardë dollarësh, të cilën, Islamabadi e kishte shlyer dy muaj më parë”, tha burimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments