top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA DERI NË VITIN 2032 SYNON NJË BREZ PA DUHAN | TASHMË PIRJA E DUHANIT ËSHTË E NDALUAR NË PLAZHE; NË PARQE; NË STACIONE AUTOBUSËSH; PRANË SHKOLLAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Pirja e duhanit në plazh, në park, nën një vendqëndrim autobusësh ose përpara një shkolle të mesme është zyrtarisht e ndaluar në të gjithë Francën.


Ky ndalim, që synon mbrojtjen e të miturve, nuk zbatohet për tarracat e bareve dhe restoranteve, gjë që shkakton shumë zhgënjim tek grupet kundër duhanit.


E premtuar për fundin e vitit 2023 dhe e njoftuar në fund të majit nga znj. Kethrin (Catherine) Vautrin, kjo masë, e nxjerrë me një dekret të botuar sot në Fletoren Zyrtare, do të hyjë në fuqi nesër, dhe do të zbatohet në veçanti për plazhet gjatë sezonit të larjes, parqet dhe kopshtet publike dhe zonat e rezervuara për pasagjerët në pritje në transportin publik.


Gjithashtu, kjo ka të bëjë me afërsinë e menjëhershme të bibliotekave, objekteve sportive (stadiume, pishina, etj.), shkollave ose objekteve që akomodojnë të mitur, ku pirja e duhanit do të ndalohet brenda një perimetri prej të paktën 10 metrash”, tha Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp.


Një tekst i ri duhet, në ditët në vijim, të përcaktojë zyrtarisht këtë perimetër dhe sinjalistikën e re - një piktogram - për këto zona të reja pa duhan, sipas ministrisë.


Cigaret elektronike nuk preken nga ky ndalim.


Çdo shkelje mund të ndëshkohet me një gjobë që fillon nga 135 euro, por që mund të arrijë deri në 750 euro, specifikoi ministria.


Zgjerimi i hapësirave pa duhan ishte një nga masat e parashikuara nga programi kombëtar i kontrollit të duhanit 2023-2027, me ambicien për të marrë përsipër sfidën e një brezi pa duhan deri në vitin 2032.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page