MINISTRI I BRENDSHËM GJERMAN ALEKSANDËR (ALEXANDER) DOBRINDT: GJERMANIA SYNON TË KRIJOJË NJË QENDËR TË PËRBASHKËT GJERMANO-IZRAELITE PËR KËRKIME KIBERNETIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Gjermania synon të krijojë një qendër të përbashkët gjermano-izraelite për kërkime kibernetike dhe të thellojë bashkëpunimin midis agjencive të inteligjencës dhe sigurisë të të dy vendeve, tha të dielën Ministri i Brendshëm gjerman Aleksandër (Alexander) Dobrindt.
Gjermania është ndër aleatët më të ngushtë të Izraelit në Evropë dhe Berlini është përpjekur gjithnjë e më shumë të shfrytëzojë ekspertizën mbrojtëse të Izraelit, ndërsa rrit aftësitë dhe kontributet e tij ushtarake në NATO, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina.
“Mbrojtja ushtarake vetëm nuk është e mjaftueshme për këtë pikë kthese në siguri.
Një përmirësim i ndjeshëm në mbrojtjen civile është gjithashtu thelbësor për të forcuar aftësitë tona të përgjithshme mbrojtëse”, tha Ministri Dobrindt gjatë një vizite në Izrael, siç raportohet nga gazeta gjermane “Bild”.
Ministri Dobrindt, i cili, u emërua nga kancelari i ri gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) muajin e kaluar, mbërriti në Izrael të shtunën.
Sipas raportit të gazetës “Bild”, Ministri Dobrindt përshkroi një plan me pesë pika që synonte krijimin e asaj që ai e quajti një “Kupolë Kibernetike” për Gjermaninë, si pjesë e strategjisë së saj të mbrojtjes kibernetike.
Më herët të dielën, kryeministri bavarez Markus Soeder bëri thirrje për blerjen e 2000 raketave interceptuese për të pajisur Gjermaninë me një sistem “Kupole të Hekurt” të ngjashëm me teknologjinë e mbrojtjes nga raketat me rreze të shkurtër veprimi të Izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments