top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK HANI I HOTIT | LAZËR VLADAJ OSE KRISTIAN (CRISTIAN) MANEA BANUES NË SHKODËR U ARRESTUA | GJYKATA E PERUXHIAS E KA DËNUAR ME 5 VJET E 6 MUAJ BURG PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI NË BASHKËPUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29
  • 1 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Lazër Vladaj, me moshë 44 vjeç, i njohur edhe si Kristian (Cristian) Manea, banues në Shkodër.


Njoftim | Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.


Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:


L. V., alias C. M., 44 vjeç, banues në Shkodër.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.


Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page