DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG-un MBËRRITI NË STACIONIN QENDROR TË PEKINIT ME TRENIN E TIJ TË POSAÇËM I SHOQËRUAR NGA VAJZA E TIJ JU-ae DUKE FORCUAR SPEKULIMET SE AJO MUND TË PASOJË NË DETYRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 2
- 1 min read

Pekin, Kinë | Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un mbërriti në Stacionin Qendror të Pekinit këtë pasdite në trenin e tij të posaçëm (special) me vajzën e tij Ju-ae, duke forcuar spekulimet se ajo mund të pasojë të atin.
Sipas agjencisë koreano veriore “Kcna” në një kabllogram, diktatori Kim u prit nga zyrtarë të lartë kinezë, si Cai Çi (Qi), anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Ministri i Jashtëm Uajgi Ji (Wang Yi) dhe Kryetarja e Bashkisë së Pekinit Jin Jong (Yin Yong).
“Udhëheqësi u takua me zyrtarët kinezë në një atmosferë të ngrohtë dhe shprehu mirënjohje ndaj shokut Shi Xhinping (Xi Jinping), partisë, qeverisë dhe popullit kinez për mikpritjen e tyre entuziaste dhe të përzemërt”, thuhet në kabllogram.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments