top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRENI QË MBANTE FLAMUJ TË KORESË SË VERIUT KU GJENDEJ DIKTATORI KIM JONG-UN MBËRRITI NË STACIONIN HEKURUDHOR TË PEKINIT RRETH ORËS 16:00 SIPAS ORËS VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 2
  • 2 min read
ree

Pekin, Kinë | Treni që transportonte diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong-un ka hyrë në Kinë”, raportoi këtë mëngjes agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut, duke cituar radion shtetërore të Phenianit.


Ky është një udhëtim i rrallë jashtë Koresë së Veriut për diktatorin Kim, një nga 26 krerët e shteteve që do të marrin pjesë në paradën ushtarake të planifikuar për sot në Pekin për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.


Kjo vizitë diplomatike do të shënojë herën e parë që diktatori Kim, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) kanë marrë pjesë në të njëjtën ngjarje.


Prania e udhëheqësit të Phenianit formalizon publikisht marrëdhënien trepalëshe Kinë-Rusi-Kore e Veriut”, sipas znj/ znjsh. Soo Kim, një konsulente për rreziqet gjeopolitike dhe ish-analiste e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-ës (CIA).


Dje, presidentët kinezë dhe rusë sulmuan me radhë Perëndimin gjatë një takimi të liderëve euroaziatikë në Tianjin, në jug të Pekinit.


Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) paraqitet si një model i bashkëpunimit jo-perëndimor midis 10 vendeve në rajon dhe kërkon të ofrojë një alternativë ndaj aleancave tradicionale.


Diktatori Kim gëzoi një periudhë të shkurtër diplomacie ndërkombëtare të profilit të lartë rreth vitit 2018, duke u takuar disa herë me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe më pas me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.


Por ai u tërhoq nga skena globale pas dështimit të një samiti me Presidentin Tramp (Trump) në Hanoi të Vietnamit në vitin 2019.


Diktattori Kim qëndroi në Korenë e Veriut gjatë pandemisë COVID-19, por u takua me Presidentin Vladimir Putin në Lindjen e Largët Ruse në vitin 2023.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, …

 

Pekin, Kinë | Një tren që mbante flamuj të Koresë së Veriut, që besohet se mbante udhëheqësin Kim Jong-un, mbërriti në stacionin hekurudhor të Pekinit rreth orës 16:00 sipas orës lokale (10:00 GMT), në prag të një parade ushtarake në Sheshin Tiananmen që festonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.


Agjencia e lajmeve “Yonhap” e raportoi këtë, duke vënë në dukje se media e Phenianit raportoi se udhëheqësi shoqërohej nga Ministrja e Jashtme Çoe (Choe) Son-hui dhe zyrtarë të tjerë të lartë.


Kim do të marrë pjesë në paradë krah për krah me Presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe Presidentin rus Vladimir Putin”, sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës nga Seuli.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page