COCA-COLA FESTON PËRURIMIN E PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR TRAMP ME NJË SHISHE SPECIALE | VERSIONI AD HOC I DIET COKE: PIJA E PREFERUAR E MANJATIT I CILI THUHET SE PI 12 SHISHE NË DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Coca-Cola është emri i fundit i madh në Amerikën e Korporatave që është lidhur me z. Danlld Tramp (Donald Trump) dhe ka krijuar një shishe të veçantë për inaugurimin e tij.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, James Quincey, i dha manjatit të parën shishe përkujtimore presidenciale të Diet Coke, me etiketën kushtuar përurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump datën 20 janar të vitit 2025.
Në kuti ka një shënim që thekson kontributin e kompanisë në ekonominë amerikane.
E themeluar 126 vjet më parë në Atlanta, Xhorxha (Georgia), kompania Coca-Cola është krenare që prodhon qindra marka të dashura nga publiku.
Së bashku me më shumë 60 partnerë, sistemi gjeneron më shumë se 58 miliardë dollarë aktivitet ekonomik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vit dhe mbështet 860000 vende pune.
Tradita e Coca-Cola-s për prodhimin e shisheve për të festuar përurimet presidenciale të SHBA-së daton në vitin 2005, por këtë herë ajo merr një kuptim të veçantë duke qenë se Diet Coke është pija e preferuar e z. Tramp (ai me sa duket konsumon deri në 12 kanaçe në ditë).
Dhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte, sipas disa raportimeve të mediave, një buton të veçantë në Zyrën Ovale që mund ta shtypte për t'i sjellë menjëherë një Coca-Cola me akull.
Kompania shpjegoi se edicioni special nuk është i disponueshëm për shitje, por një sasi e kufizuar shishesh do të shpërndahet në ngjarjet përuruese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments