top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË | GJYQTARJA FEDERALE XHIA KOB (JIA COBB) URDHËROI ME NJË VENDIM TË ARSYETUAR ME 48 FAQE NDALIMIN E PROCEDURËS SË PËRSHPEJTUAR PËR DËBIMET E EMIGRANTËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Një tjetër goditje ligjore ndaj njërit prej gurthemeleve të politikave të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), pas asaj për tarifat.


Një gjyqtar federal i ka ndaluar administratës amerikane dëbimin e shpejtë të njerëzve të ndaluar larg kufirit meksikan, duke anuluar përkohësisht praktikën e deportimeve masive.


Në një opinion prej 48 faqesh, gjyqtarja Xhia Kob (Jia Cobb) e Gjykatës së Distriktit të Kryeqytetit (e emëruar nga ish-Presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden)) shkroi se administrata Tramp (Trump) veproi në mënyrë të pamatur në një përpjekje frenetike për të deportuar shpejt sa më shumë njerëz të ishte e mundur, duke shkelur me shumë gjasa të drejtat e procesit të rregullt ligjor dhe duke rrezikuar ndalime të padrejta.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page