PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE PRINCI MOHAMMED BIN SALMAN NËNSHKRUAN DISA MARRËVESHJE NË RIAD (PËRFSHIRË NJË MARRËVESHJE STRATEGJIKE EKONOMIKE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Riad, Arabia Saudite | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) dhe princi saudit Mohammed bin Salman nënshkruan disa marrëveshje në Riad, përfshirë një marrëveshje strategjike ekonomike.
Mediat amerikane e raportuan këtë.
“Princi Mohammed bin Salman është një mik, ne kemi zhvilluar një marrëdhënie të mirë”, tha presidenti Tramp (Trump), sipas gazetarëve që e ndiqnin.
Princi i Kurorës Saudite më parë mirëpriti drejtuesit ekzekutivë të kompanive të mëdha të teknologjisë në Oborrin Mbretëror Saudit në Riad.
Duke qëndruar pranë presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), MBS-ja shtrëngoi duart me drejtorin ekzekutiv të Tesla-s, Illn Mask (Elon Musk), drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe udhëheqësin e Open AI, Sem Olltmen (Sam Altman), siç shihet në fotot e transmetuesit televiziv “CNN”.
Udhëheqësit e biznesit morën pjesë më vonë në një forum investimesh ShBA-Arabia Saudite.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments