AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE EKZEKUTOI MASA SIGURIMI VETJAKE NDAJ PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT HYSEN DUKA; GËZIM DUKA; ERVIN SHIMPLAKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 27
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.
Konkretisht ndaj:
1- Z. Hysen Duka.
2- Z. Gëzim Duka.
3- Z. Ervin Shimplaku.
Njoftim | Elbasan – AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre punonjës policie
Published On - 27/10/2025.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal.
➡️ Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë.
➡️ Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.
➡️ Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH., duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511.
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments