AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE NDALOI NËNKOMISARIN BRUNO CARA DHE INSPEKTORIN ASHIM ZAJMI; FALSIFIKUAN SHKRESAT E MUSTAFA (MUÇI) SHALJANIT (VËRTETIMIN E BESUESHMËRISË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaloi dy punonjës të Policisë së Shtetit, konkretisht:
1- Nënkomisarin Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve.
2- Inspektorin Ashim Zajmi, me detyrë Ndihmës/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Ata konsiderohen të përfshirë në shkelje penale të parashikuara si:
1- “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
2- “Shpërdorim i detyrës”.
Hetimet e deritanishme tregojnë se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përpiluar në mënyrë të parregullt “Vërtetimin e Besueshmërisë” për:
1- Z. Mustafa (Muçi) Shaljani, duke mos pasqyruar të dhëna që përbënin shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.
Kjo ka bërë të mundur punësimin e z. Mustafa (Muçi) Shaljani pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Z. Shaljani ishte shoqëruesi i z. Gilmando Dani gjatë sulmit të armatosur të djeshëm ku mbeti i plagosur.
Njoftim | Reagim në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen.
Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M. Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.
Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M. Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore.
Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments