EMILJANO SHULLAZI PËRFUNDOI NË SPITAL PËR SHKAK TË PROBLEMEVE SHËNDETËSORE KU U TRAJTUA DHE U RIFUT SËRISH NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Z. Emiljano Shullazi u transportua drejt spitalit të burgut pasi shfaqi komplikacione shëndetësore.
Pas kryerjes së ekzaminimeve dhe trajtimit të duhur z. Shullazi u transportua sërish në paraburgimin Nr.313.
Kjo situate erdhi fill pasi Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) çeli ndaj tij një hetim penal të tretë për shkelje penale të parashikuar si “sigurim i kushteve për vresje, në dëm të z. Durim Bami, e ndërmarrë nga pozitat penale të parashikuara në konceptin e “grupit të strukturuar kriminal”.
Prej muajit prill të vitit 2016 z. Shullazi është arrestuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat penale për gjobëvënie ndaj disa sipërmarrësve, përfshirë këtu edhe ndaj z. Ylvi Beqaj.
Në funksion të këtyre akuzave z. Shullazi është dënuar me 14 vjet heqje lirie. Bashkëpunëtorët e tij janë dënuar më pak.
Ndërkohë SPAK-u i hapi një tjetër hetim paraprak duke e akuzuar dhe duke e marrë të pandehur si të përfshirë në vrasjen e z. Vajdin Lamaj dhe shoferit të tij, z. Artan Arsi.
Por jo vetëm, SPAK-u në fillim të muajit qershor i hapi një procedim të tretë penal duke e akuzuar se në bashkëpunim kriminal me z. Mariglen Hakaj dhe z. Satilijano Basho, kanë siguruar kushtet për të vrarë z. Durim Bamin.
Plani për vrasjen e z. Bami është ideuar kur z. Shullazi gjendej në burg, ndërsa komunikimet janë kryer nëpërmjet platformave të koduara të instaluara në aparate telefonike.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments