EMILJANO SHULLAZI: 1 MILION € PËR KOKËN E DURIM BAMIT DHE LEONARD DUKËS.
- May 20, 2024
- 7 min read
Updated: 7 hours ago

Tiranë, Shqipëri | Z. Emiljano Shullazi bisedoi me z. Tesi Basho nga ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë për mundësinë e kapjes peng të z. Armando Sulejmani, i njohur në qarqet e agjenturës së krimit ordiner si “Çipuri”, dhe si lidhje e fortë shoqërore e z. Fatmir Hyseni, i njohur në qarqet e agjenturës së krimit ordiner me pseudonimin “Doçja”.
Në përmbajtjen e akteve proceduriale penale thuhet se me qëllim dokumentimin e aktivitetit të paligjshëm të z. Basho nga ana e SPAK janë kqyrur komunikimet e kryera ndërmjet z. Emiljano Shullazi dhe z. Satilno Basho.
Atje u pa bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy subjekteve kriminalë me qëllim lokalizimin e z. Fatmir Hyseni “Doçes” dhe të z. Armando Sulejmani “Çipurit”, por edhe të tjerë subjekteve të tjerë të lidhur me to.
Z. Shullazi kishte dyshime që z. Fatmir Hyseni dhe z. Armando Sulejmani ishin të përfshirë në vrasjen e z. Edison Harizaj, ngjarje kriminale e ndodhur me datë 6 nëntor të vitit 2018 në qytetin e Durrësit.
1- Më 13 prill 2020 z. Shullazi komunikon me z. Satilno Basho në lidhje me personat që kanë vrarë z. Edison Harizaj dhe shprehet që: “...njërin duhet ta marrim (marrim peng) që të dimë se kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj. Epo ku ma gjen dot ‘Doçen’ (Fatmir Hysenin).”
2- Në datën 29 prill 2020 z. Shullazi komunikon me z. Satilno Basho, të cilin e pyet në lidhje me z. Leonard Duka dhe mundësinë për ta vrarë sepse marrim pagesë të mirë.
“... Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adresë por po e gjetëm marrim mirë aty. Mbaro këtë arrestin një herë (shtetasi Satilno Basho në këtë periudhë është me masë sigurie ‘arrest shtëpie’). Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat…”.
3- Në datën 17 dhe 18 maj 2020 z. Shullazi komunikon me z. Satilno Basho dhe diskutojnë në lidhje me automjete të cilat ti përdorin për vrasje.
Diskutojnë në lidhje me gjetjen e automjeteve të llojit furgon, ambulancë dhe për “Range Rover” që të lyhen me ngjyrë të bardhë të ngjashme me makinat e policisë.
4- Në 24 maj 2020 z. Shullazi komunikon me Satilno Basho dhe diskutojnë me persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e Edison Harizaj:
“...duhet kapur ai ‘Cipuri’ (Armando Sulejmani) që të tregojë se kush ka gjuajtur, duhet me marr vesh se kush gjuan. Në vazhdimësi z. Shullazi e pyet për z. Durim Bami me qëllim vrasjen e tij sepse për këtë vrasje paguhet 1 milion euro.”
“...me atë Dur Bamin, është ai nga Fushë-Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 milion euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marrë vesh njeri, ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëjë festë policia. As nuk do e kërkojë njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë…”.
5- “...duhet me gjet atë që ka gjuajtur vëlla se s’bën. Pra ti thua ‘Cipuri’ (Armando Sulejmani) me vëllain e ‘Buzderrit’ kanë gjuajtur…?”.
6- Më 24 maj 2020 z. Shullazi komunikon me z. Satilno Basho dhe dyshohet që diskutojnë në lidhje me përfundimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për z. Basho dhe mbasi ta mbarojë të lëvizë lirshëm dhe të angazhohet në zonën e Durrësit me qëllim realizimin e ngjarjeve kriminale sipas nevojave të z. Shullazi.
“...mbyll atë gjyqin të që të jesh vetë në lëvizje për këtej nga Durrësi, apo nuk e kalon qarkun e Vlorës ti? Vlla Tirana është pak problem, ama sa kalon “Caza Italia” nuk e rruan kush. Andej nga kam hall unë nuk kalon policia vetëm një herë në ditë…”
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
RINAS; TIRANË | AGJENTURA E KRIMIT ORDINER VRAU ME ARMË ZJARRI GILMANDO DANIN (BASHKËPUNËTORIN E NGUSHTË TË EMILJANO SHULLAZIT); PLAGOSI AGJENTIN E AGJENCISË SË MBIKQYRJES POLICORE MUÇI SHALJANI (SHEQERI).

Rrethrrotullimi i Rinasit, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se, në një sulm të armatosur vdiq:
1- Z. Gilmando Dani, me moshë 47 vjeç.






Mbeti i plagosur:
1- Z. Mustafa (Muçi) Shaljani (Sheqeri), me moshë 40 vjeç, pronar i Hotelit “Ramel”.



Ata ishin këthyer nga Barcelona; ishin duke udhëtuar me një automjet me targë AB 099 UO.
Udhëtimi i tyre në Barcelonë kishte filluar në datën 7 nëntor dhe u mbyll në datën 11 nëntor, kur ata mbërritën në Rinas sot.
Dorasit pasi kryen aktin kriminal dogjën një automjet në fshatin Halil (të Fushë-Krujës), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal disa armë zjarri.
Njoftim | Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
FSHATI ZALL; FUSHË KRUJË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR YLLI ZALLA (PËRFAQËSUES I VLERAVE TË ISLAMIT RADIKAL); ARSENAL ARMËSH ZJARRI; DYSHOHET I LIDHUR ME SULMIN E ARMATOSUR NË RINAS (GILMANDO DANI).

Fshati Zall, Fushë Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ylli Zalla, me moshë 48 vjeç.
Njoftim | Tiranë.
Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
TIRANË | MUSTAFA (MUÇI) SHALJANI (SHEQERI) VDIQ NË SPITAL; U PLAGOS NË SULMIN E ARMATOSUR KU MBETI I VDEKUR GILMANDO DANI.
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Mustafa (Muçi) Shaljani (Sheqeri), me moshë 40 vjeç, i cili, ishte objekt i sulmit me armë zjarri në Rinas (ku mbeti i plagosur) vdiq në spital.
Në sulm, mbeti i vrarë edhe:
1- Z. Gilmando Dani, me moshë 47 vjeç (bashkëpunëtor i ngushtë i z. Emiljano Shullazi).
Njoftim | Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































