top of page
E BARDHË SHIRIT.png

24 TË VDEKUR NË HAITI NGA SHPËRTHIMI I NJË CISTERNE + TË PAKTËN 40 TË PLAGOSUR | 20 VETA U VRANË + 15 TË TJERË U PLAGOSËN NË PËRLESHJET MIDIS DY BANDAVE RIVALE GJATË NJË TURNEU FUTBOLLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 15, 2024
  • 1 min read
ree

Port Au Pric, Haiti | Njëzet e katër veta u vranë dje dhe rreth dyzet u plagosën, gjysma e tyre u dogjën rëndë, kur një cisternë karburanti shpërtheu në Haiti.

 

Nëntëmbëdhjetë të mbijetuar u transferuan në spitale të specializuara për djegie të rënda në kryeqytetin Port-au-Prince në një fluturim të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë e Haitit dhe OJQ-ja Mjekët pa Kufi (MSF).

 

Shpërthimi ndodhi pasi kamioni cisternë pati një aksident në rrethin e Miragoâne, në jug-perëndim të ishullit të torturuar të Karaibeve.

 

Kryeministri i përkohshëm, Geri Konill (Garry Conille), thirri një takim urgjent pas tragjedisë.

 

Takimi në të cilin do të flitet edhe për dhunën e cila nuk ka shenja uljeje në Haiti.

 

Më shumë se 20 veta u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në përleshjet midis dy bandave rivale gjatë një turneu futbolli, i cili, në mënyrë paradoksale, gjatë fundjavës supozohej të vuloste armëpushimin midis bandave të Bostonit dhe Simon Pelé, në Cité Soleil, qyteti i 300 mijë banorë në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page