top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: DO TË THËRRSIM SAMITIN E ENERGJISË TË G7-ës.
Paris, Francë | “Franca do të thërrasë një samit të G7-ës për energjinë”. Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), gjatë një takimi në pallatin Elize me kandidatët presidencialë dhe udhëheqësit e partive mbi situatën gjeopolitike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: SULMET HIBRIDE RUSE NUK DO TË MBETEN PA PËRGJIGJE.
Paris, Francë | “Sulmet hibride ruse nuk do të mbeten pa përgjigje”. Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), duke shtuar se do të ishte gabim që Rusia të vazhdonte të vepronte në këtë mënyrë ndaj evropianëve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN VOTOI ONLINE NË ZGJEDHJET PËR TË RINOVUAR DUMËN SHTETËRORE.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin votoi online në zgjedhjet për të rinovuar Dumën, dhomën e ulët të parlamentit”. Kështu raportoi televizioni shtetëror, duke shfaqur pamje të tij duke hedhur votën e tij në tavolinën e tij të punës. Zgjedhjet do të mbahen nga sot deri të dielën, si në qendrat e votimit ashtu edhe nëpërmjet votimit elektronik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informaci
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | NË QINDRA KOLEGJE DERI NË 80% E STUDENTËVE NUK ARRIJNË T’I SHLYEJNË KREDITË E MARRA PËR SHKOLLIM; FATURA U LIHET TAKSAPAGUESVE.
Uashington, Amerikë | Në qindra kolegje amerikane, deri në 80% e studentëve nuk i paguajnë kreditë e tyre studentore. Sipas një raporti të ri, ka afërsisht 500 kolegje dhe universitete në të gjithë vendin ku të paktën 40% e studentëve nuk janë në gjendje të shlyejnë kreditë e tyre federale studentore, duke i lënë taksapaguesit amerikanë të paguajnë faturën ndërsa institucionet mbledhin pagesat. Disa, si Qendra e Trajnimit në Ndërtim në Karolinën e Jugut dhe Kolegji Legends Ba
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PRINCI UILLIAM (WILLIAM): BOTA PO MBETET PRAPA PËR ÇËSHTJEN E KLIMËS.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Nuk po lëvizim mjaftueshëm shpejt për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike që kërcënojnë planetin”. Kështu tha princi Uilliam (William) - trashëgimtar i fronit britanik, i cili është aktiv në çështjet mjedisore pas punës pioniere të babait të tij, mbretit Karl (Charles) III-të - për entin mediatik vendor “Bbc”. “Ekziston nevoja që bizneset, investitorët dhe udhëheqësit të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e zgjidhjeve më
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | PIONERJA E TË DREJTAVE TË GRAVE MARGARITA PAPANDREU VDIQ NË MOSHËN 102-VJEÇARE.
Greqi | Pionerja e të drejtave të grave Margarita Papandreu vdiq në moshën 102-vjeçare. Ajo ishte gruaja e dytë e ish-kryeministrit grek Andreas Papandreu nga viti 1951 deri në vitin 1989. Ajo lindi në Ok (Oak) Park, Illinois, ShBA-ës. Ajo studioi gazetari dhe më pas kreu një diplomë masteri në shëndet publik në Universitetin e Minesotës. Atje takoi Andreas Papandreun në vitin 1947; u martuan më 30 gusht 1951, në Reno. Së bashku patën katër fëmijë, Jorgon (George), ish-kryemi
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SULMET E HUTHIVE JANË TË PAPRANUESHME; DËMTOHET SIGURIA BOTËRORE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Evropa po ndihmon në mbrojtjen e trafikut detar në Detin e Kuq nga sulmet e Huthëve; duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, Operacioni Aspides ka rritur nivelin e gatishmërisë së anijeve të tij, ndërsa vazhdon operacionet e shoqërimit”. Kështu kumtoi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. “Sulmet e rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite janë të papranueshme dhe dëmtojnë ekonominë botërore. Fola me Faisal bin
Agjencia Telegrafike Vox


SAN DONA DI PIAVE; VENEDIK (VENECIA) | LAVDIJE ISTREFI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
Znj. Lavdije Istrefi San Dona di Piave, Venedik (Venecia), Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbeti e vdekur: 1- Znj. Lavdije Istrefi, me moshë 44 vjeçe. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve, rrethanave dhe të dinamikës së aksidentit vdekjeprurës. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli,
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI XHUXHË; MIRDITË | FABIAN MARKU U ARRESTUA; 60 RRËNJË HASHASH.
Fshati Xhuxhë, Mirditë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Fabian Marku, me moshë 37 vjeç. Njoftim | Mirditë. Finalizohet operacioni i koduar “Droni”. U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Vihet në pranga 37-vjeçari. Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit
Agjencia Telegrafike Vox
PESHKOPI | GËZIM DANI I NJOHUR NDRYSHE EDHE SI GËZIM HIDRI U ARRESTUA.
Peshkopi, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Gëzim Dani, i njohur ndryshe edhe si Gëzim Hidri, me moshë 40 vjeç, i dënuar penalisht në Itali me 9 vjet heqje lirie për vepra penale të parashikuara si: a- “Organizata kriminale”. b- “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Dibër, faza e radhës
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | MUHAMET BEDULLA U ARRESTUA.
Romë, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan: 1- Z. Muhamet Bedulla, me moshë 33 vjeç, të cilin Gjykata e Korçës, në vitin 2018, e ka dënuar me 10 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në vitin 2017, ky shtetas ka tentuar të vrasë një qytetar (babai i qytetarit me të cilin ishte konfliktuar në Korçë), të cilin e ka plagosur tri
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | MINISTRI I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): NJË AVION LUFTARAK ITALIAN EUROFIGHTER U GODIT NGA SULMET NË BAZËN AJRORE NË ARABINË SAUDITE.
Romë, Itali | “Mbrëmë, unë personalisht ndoqa evolucionin e situatës në Arabinë Saudite, me vëmendjen më të madhe dhe në kontakt me Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneralin Luçiano (Luciano) Portolano, veçanërisht në bazën ajrore Ta'if, e cila ka qenë shënjestër e disa sulmeve dhe ku është i pranishëm personeli italian, i angazhuar në Operacionin Inherent Resolve. Nuk ka ushtarë italianë të përfshirë. Sulmi goditi një avion italian F-2000, i cili ndodhej brenda bazës dhe në
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: DO TË VAZHDOJMË TË SHËNJESTROJMË TERRORISTËT E HAMASIT NË GAZË; DO TË MERREMI EDHE ME IRANIN EDHE ME HEZBOLLAHUN.
Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti vendosmërinë e Izraelit për të eliminuar terroristët e Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe për të mposhtur regjimin iranian dhe degën e tij Hezbollah. “Ne po i qërojmë hesapet me këta vrasës që vranë popullin tonë, vajzat tona, gratë tona dhe fëmijët tanë më 7 tetor. Nuk kanë mbetur shumë, sepse po merremi me ta”. Kështu tha kryeministri Benjamin Netanjahu, i cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”, gjatë n
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | KONGRESI ZGJATI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME ME 90 DITË PËR TË PARANDALUAR PROTESTA TË MËTEJSHME.
La Paz, Bolivi | “Kongresi i Bolivisë ka miratuar një zgjatje 90-ditore të gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi që nga qershori i kaluar. Vendimi, i përgjigjet frikës së një rifillimi të protestave kundër Presidentit Rodrigo Paz, të shkaktuara nga kriza më e keqe ekonomike në katër dekada”. Kështu raportoi agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”. Mobilizimi i mëparshëm kishte shkaktuar mungesa ushqimesh dhe ilaçesh në La Paz dhe El Alto për shkak të 53 ditëve të bllokimit të rrugë
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: LËSHUAM VIZA PËR IRANIN PËR TË MARRË PJESË NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së.
Uashington, Amerikë | “ShBA-ës i kanë lëshuar viza Iranit për pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme”. Kështu tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: SA I PËRKET DROGËS SHBA-ës DUHET TË TREGOJNË SE ÇFARË PO BËJNË NË VENDIN E TYRE.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum ka hedhur poshtë kritikat e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për lidhjet e dyshuara midis politikanëve meksikanë dhe trafikut të drogës. “Nuk kemi nevojë që ata të na gjykojnë nga jashtë”, - tha presidentja Sheinbaum, duke lavdëruar veprimet e qeverisë së tij kundër krimit, përfshirë arrestimin e fundit të një kryetari bashkie, duke i bërë thirrje Uashingtonit të marrë përsipër
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I LUFTËS PO SHQYRTON TËRHEQJEN E 25 MIJË TRUPAVE NGA EVROPA; NUK PËRJASHTOHET MUNDËSIA QË SHKURTIMI TË ARRIJË NË 40 MIJË TRUPA.
Uashington, Amerikë | “Pentagoni po shqyrton një plan për tërheqjen e aeroplanëve, anijeve, armëve dhe dhjetëra mijëra trupave nga Evropa”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Nbc”, duke cituar burime që thonë se zvogëlimi mund të prekë një të tretën e të gjithë kontingjentit amerikan në Evropë, ose afërsisht 25 mijë subjekte. Burime të tjera thanë se nuk përjashtohet një shkurtim edhe më i madh deri në gjysmën e kontingjentit, ose një maksimum prej 40 mijë vetash. Nëse pla
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E JUGUT | PRESIDENTI LI XHE-MJANG (LEE JAE-MYUNG): PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DËSHIRON DIALOG ME KORENË E VERIUT.
Seul, Kore e Jugut | Presidenti Li Xhe- mjang (Lee Jae-myung), tha se është e qartë se Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), dëshiron dialog me Korenë e Veriut, ndërsa negociatat bërthamore mbeten në ngërç. “Ajo që është e qartë është se presidenti Tramp (Trump) dëshiron dialog; edhe unë e nxis atë të angazhohet në dialog”, - tha presidenti Li Xhe-mjang (Lee Jae-myung), duke shtuar se Koreja e Jugut po vazhdon përpjekjet paraprake të koordinimit për të nxitur dia
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI SENIK; MALISHEVË | LIRIDON JONUZAJ U PROCEDUA PENALISHT.
Fshati Senik, Malishevë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Liridon Jonuzaj, me moshë 43 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. 2- Municion luftarak. 3- Etj, … Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI NGUCAT; MALISHEVË | MUSË STOLLIQI U PROCEDUA PENALISHT.
Fshati Ngucat, Malishevë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Musë Stolliqi, me moshë 46 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. 2- Municion luftarak. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Mbajtja në
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI GRACË (GRACKË E VJETËR); LIPJAN | BETIM BEDROLLI U ARRESTUA.
Fshati Gracë (Grackë e Vjetër), Lipjan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Betim Bedrolli, me moshë 25 vjeç. Ai ishte i shpallur në kërkim policor si i përfshirë në sherr. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Lëndim i lehtë trupor”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kom
Agjencia Telegrafike Vox
KROACI | GJENERALI AMERIKAN ALEKSUS GRINKEVIÇ (ALEXUS GRYNKEWICH) U TAKUA ME GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJIN.
Zagreb, Kroaci | Gjenerali i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksus Grinkeviç (Alexus Grynkewich), Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Gjenerallejtënant Arben Kingjin dhe drejtues të tjerë ushtarakë në konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-Kartës së Adriatikut 2026, në Zadar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.0
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: DO TË SHESIM DERI NË 48 AVIONË LUFTARAKË “F-35” TE ARABIA SAUDITE PËR 24.3 MILIARDË $.
Uashington, Amerikë | Departamenti i Shtetit ka njoftuar Kongresin për planin e tij për t'i shitur deri në 48 avionë “F-35” Arabisë Saudite për 24.3 miliardë dollarë. “Shitja e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme të ShBA-ës dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke rritur sigurinë e një aleati jo-anëtar të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në rajonin e Gjirit”. Kështu tha Departamenti i Shtetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE MENDON NATË E DITË PËR POPULLIN; PËR MUAJIN GUSHT E ÇOI INFLACIONIN NË MBI 25%.
Havanë, Kubë | Inflacioni vjetor në Kubë arriti në 25.19% në muajin gusht, me çmimet që u rritën me 4.92% në të njëjtin muaj. E thënë kjo sipas shifrave zyrtare nga Zyra Kombëtare e Statistikave dhe Informacionit (ONEI). Këto të dhëna përkojnë me futjen në qarkullim të kartëmonedhave 10,000 dhe 20,000 peso kubane (prerjet më të larta të lëshuara deri më sot) në një kontekst të karakterizuar nga erozioni i fuqisë blerëse, mungesat dhe një zhvlerësim i ndjeshëm i monedhës kombë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


