KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): JEMI GATI TË MBROHEMI NGA NJË AGRESION I MUNDSHËM AMERIKAN.

Havanë, Kubë | “Kuba po përgatitet të përballet me një agresion të mundshëm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara”.
Kështu tha presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) në televizionin shtetëror gjatë Ditës së Mbrojtjes Kombëtare, aktivitetit javor të stërvitjes ushtarake të organizuar nga autoritetet e ishullit mes tensioneve në rritje me Uashingtonin.
“Ne jemi të vendosur të sprapsim çdo përpjekje për agresion ushtarak të huaj kundër vendit tonë dhe po përgatitemi për këtë”, - tha ai.
Qëndrimi i presidentit Diaz-Kanel (Canel) vjen pas deklaratave të fundit të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili në një intervistë televizive deklaroi se po shqyrtonte ndërhyrjen ushtarake në Kubë, duke shtuar se dëshiron të zgjidhë çështjen kubane para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2029.
Që nga janari i kaluar, Uashingtoni ka intensifikuar presionin mbi qeverinë në Havanë, duke shtrënguar sanksionet dhe kufizimet në furnizimet me naftë.
Këto masa kanë përkeqësuar krizën ekonomike dhe energjetike të ishullit, duke nxitur konfliktin diplomatik midis dy vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments