KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): TA SHNDËRROJMË INDUSTRINË E SHEQERIT NË PRODHIM ENERGJIE.

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) ka bërë thirrje për konvertimin e industrisë së sheqerit, duke u përqendruar në prodhimin e energjisë elektrike dhe derivateve të kallam sheqerit, përveç prodhimit tradicional të sheqerit.
Propozimi u prezantua gjatë një takimi në Havanë me drejtuesit e grupit shtetëror “Azcuba” dhe përfaqësuesit e industrisë, si pjesë e 176 masave të transformimit ekonomik dhe social të nisura në muajt e fundit.
“Sektori nuk mund të vazhdojë të menaxhojë krizën me receta të vjetra”.
Kështu tha presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel), i cituar nga enti mediatik vendor “Granma”, i Partisë Komuniste, duke treguar si kritere të reja vlerësimi energjinë që gjeneron, melasën që prodhon, borxhet që paguan dhe pagat që merr.
Qëllimi është që impiantet të përdoren edhe kur ato nuk janë në funksion për të bluar kallam sheqeri, duke përfituar nga kapaciteti i tyre i bashkëprodhimit dhe biomasa, veçanërisht mbetjet nga përpunimi.
Plani përfshin gjithashtu prodhimin e etanolit, bioenergjisë dhe nënprodukteve të tjera.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) pranoi përkeqësimin e të korrave, shkallën e ulët të mbjelljes, vonesat në pagesat për prodhuesit dhe pagat e prapambetura.
Ai bëri thirrje për zbatimin e reformave dhe që menaxherët të mbahen përgjegjës, duke argumentuar se bllokada amerikane është një pengesë, por jo një justifikim për joefikasitetet.
Dikur një shtyllë e ekonomisë kubaneze, sektori po përjeton krizën e tij më serioze në më shumë se një shekull.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments